Ndërlidhjet

Abadi: IS-i do të dëbohet nga Iraku


Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka thënë se grupi militant Shteti Islamik do të dëbohet nga vendi i tij, pasi forcat qeveritare kanë rikthyer Ramadin.

Në një adresim televiziv, Abadi është zotuar se do të rikthehet edhe qyteti i dytë i Irakut, Mosuli, duke thënë se kjo do të jetë një “goditje fatale dhe përfundimtare” për Shtetin Islamik.

Rikthimi i Ramadit është mirëpritur nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka thënë se Shteti Islamik ka pësuar humbje të madhe.

Xhihadistët kanë marrë Ramadin më muajin maj, në një disfatë të turpshme për qeverinë.

Forcat irakiane kanë luftuar për rikthimin e Ramadit për javë të tëra.

Ramadi ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG