Ndërlidhjet

Vizat - Irani kërcënon me hakmarrje SHBA-në


Teheran
Teheran

Irani do të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara shkelin marrëveshjen për armë bërthamore, duke vënë kufizime të reja të vizave për iranianët, ka paralajmëruar Teherani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, javën e kaluar, ka nënshkruar një ligj, i cili pengon njerëzit që kanë vizituar Iranin ose janë shtetas iranianë, të hyjnë në SHBA pa viza.

Kufizime të njëjta aplikohen edhe për shtetasit apo vizitorët e Sirisë, Irakut dhe Sudanit.

Derisa ligji synon bllokimin e terroristëve potencialë, Teherani thotë se ai mban në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara që marrëveshja për armë bërthamore është dashur t’i eliminojë.

“Çdo hap i ndërmarrë jashtë marrëveshjes, është i papranueshëm për Iranin dhe Irani do t’i ndërmarrë hapat e tij si përgjigje, nëse është e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Hossein Jaberi Ansari.

XS
SM
MD
LG