Ndërlidhjet

Arabia Saudite pëson deficit rekord buxhetor


Flamuri i Arabisë Saudite
Flamuri i Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka njoftuar për një deficit rekord buxhetor në vitin 2015 dhe ka thënë se do të bëjë shkurtime të papara në subvencionet me karburante, në përpjekje për të zvogëluar shpenzimet.

Pas deficitit prej 98 miliardë dollarësh, Arabia ka thënë se do të rrisë çmimet e benzinës për më shumë se 50 përqind, nisur nga sot.

Shkurtimi i subvencioneve me karburante dhe reduktimi i shpenzimeve të tjera duhet të ulin deficitin e vitit të ardhshëm në 87 miliardë dollarë, ka thënë Riadi.

Taksat nga nafta përbëjnë gati tri të katërtat e të ardhurave të Qeverisë saudite.

Subvencionet me karburante janë një çështje shumë e ndjeshme në Arabinë Saudite, ku banorët tashmë janë mësuar me kosto të ulët të shërbimeve dhe karburantit

Qeveria shpenzon 61 miliardë dollarë në subvencionet e energjisë çdo vit, pothuajse 11 miliardë dollarë prej tyre në benzinë.

Edhe me rritjen e çmimeve, sauditët do të paguajnë vetëm 24 cent për një litër benzinë, më pak se një dollar per gallon.

XS
SM
MD
LG