Ndërlidhjet

Hetuesit rusë do të padisin 5 veta për vrasjen e Nemtsovit


Foto arkivi
Foto arkivi

Komiteti Hetues i Rusisë ka bërë të ditur se, muajin e ardhshëm, do të padisë formalisht pesë veta për vrasjen e udhëheqësit të opozitës, Boris Nemtsov.

Komiteti Hetues ka thënë se paditë penale do të ngrihen në muajin janar kundër pesë çeçenëve – të gjithë të arrestuar pasi Nemtsov është qëlluar për vdekje, më 27 shkurt, pranë ndërtesës së Kremlinit.

Pesë burrat janë: Zaur Dadayev, Anzor Gubashev, Khamzat Bakhayev, Shadid Gubashev dhe Temirlan Eskerkhanov.

Komiteti ka thënë se organizatori i dyshuar i krimit, Ruslan Mukhudinov, mbetet në arrati.

Ai është zyrtar i lartë i forcave të sigurisë të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

XS
SM
MD
LG