Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuzë për të dyshuarit për krim të organizuar


Prishtina

Prishtina

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër disa të pandehurve për krim të organizuar përkatësisht veprat penale “dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “shmangie nga tatimi”.

Sipas një kumtese të lëshuar, pesë të pandehurit të identifikuar me inicialet XH.D.,M.V., XH.B., F.Z. dhe B.B., akuzohen për veprat penale keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar dhe cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike.

“Sipas aktakuzës dy të pandehurit parë XH.D,dhe M.V, së pari kanë lidhur një marrveshje të mirëkuptimit në kunëdrshtim të ligjit të prokurimit publik dhe ligjit mbi menaxhimin e financave publike, ku me atë rast ia kanë mundësuar Kompanisë “Grafo-Loni” përfitimin në mënyrë të kundërligjshme shumën prej mbi 30.000 euro”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e prokurorisë.

Këta të pandehur, sipas komunikatës, iu kanë pamundësuar bizneseve të tjera ofertimin apo përfitimin në rastin konkret, duke e favorizuar vetëm një kompani dhe duke shkaktuar kështu “cenimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike ndaj kompanive të tjera”.

Tre nga këta të pandehur, XH.B, F.Z. dhe B.B., sipas prokurorisë, kanë lejuar që të bëhen të gjitha pagesat në drejtim të kompanisë “Grafo-Loni”, ndonëse sipas organit të akuzës, ata e kanë ditur se marrëveshja është e kundërlishme.

Andaj sipas prokurorisë, të pandehurit, XH.D. dhe M.V., me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “cenimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike” derisa tre të pandehurit XH.B., F.Z. dhe B.B., kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Aktakuza e ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Prokurori i rastit ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor sipas ligjit.

XS
SM
MD
LG