Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuzë për ish-shefin e prokurimit në Lipjan


(©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër ish-shefit të prokurimit në Komunën e Lipjanit, R.Z.

Sipas një komunikate të lëshuar, ai akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Aktakuza, sipas prokurorisë, ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga i pandehuri gjatë kohës sa ai ka mbajtur pozitën e menaxherit të prokurimit.

“R.Z ka shkelur rregullat e Ligjit të Prokurimit Publik me qëllim që një operatori ekonomik t’i mundësojë fitimin e tenderit dhe përfitimin material për vete apo personin tjetër”, ka njoftuar prokuroria përmes një komunikate për media.

XS
SM
MD
LG