Ndërlidhjet

Kryeministri irakian arrin në Ramadi, pas çlirimit


Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

Televizioni shtetëror i Irakut ka raportuar se kryeministri i vendit, Haider al-Abadi, ka arritur në Ramadi, për të shënuar çlirimin e qytetit nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Një komandant i ushtrisë irakiane, gjeneral brigade, Ahmed al-Belawi, ka thënë se Abadi ka nisur turneun e tij me takime me zyrtarë të sigurisë dhe të provincës.

Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga qendra e qytetit Ramadi më 28 dhjetor.

Ramadi ka rënë në duart e ekstremistëve të Shtetit Islamik në muajin maj.

Lexoni edhe këtë:

Iraku shpall çlirimin e Ramadit nga Shteti Islamik

XS
SM
MD
LG