Ndërlidhjet

Ish-kryeministri i Izraelit do të shërbejë 18 muaj burg


Ehud Olmert
Ehud Olmert

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, është urdhëruar të shërbejë 18 muaj në burg për ryshfet.

Olmert është dënuar me gjashtë vjet nga një gjykatë më e ulët në vitin 2014, por masa është reduktuar nga Gjykata Supreme.

Olmert, 70 vjeç, është dënuar për një marrëveshje për pasuri të patundshme, e cila është bërë derisa ka qenë kryetar i Jerusalemit, përpara se të bëhej kryeministër në vitin 2006.

Olmert, i cili ka dhënë dorëheqje në vitin 2009, do të bëhet ish-kryeministri i parë i Izraelit që shkon në burg.

Ai do të nisë dënimin më 15 shkurt.

XS
SM
MD
LG