Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani arreston nëntë të dyshuar për terrorizëm


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët anti-terrorizëm në Pakistan thanë sot se i kanë arrestuar nëntë militantë pakistanezë, nën dyshimin se kanë lidhje me ekstremistët e Shtetit Islamik dhe si të tillë po planifikonin sulme terroriste në të gjithë vendin.

Zyrtarët i thanë shërbimit pakistanez të Radios Evropa e Lirë se burrat janë arrestuar gjatë bastisjeve në krahinën lindore Punjab.

Autoritetet në Punjab kanë thënë se kanë gjetur armë, materiale eksplozive, kompjuterë dhe CD, tek të dyshuarit të cilët ishin zotuar për besnikëri ndaj liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Të dyshuarit, sipas zyrtarëve pakistanezë, ishin zotuar se do ta përmbysnin qeverinë pakistaneze.

Tre nga të arrestuarit, janë të trajnuar ushtarakisht ndërsa të gjithë të arrestuarit kishin komunikuar mes vete përmes rrjeteve të ndryshme sociale.

XS
SM
MD
LG