Ndërlidhjet

logo-print

Giorgi Kvirikashvili, kryeministër i ri i Gjeorgjisë


Kryeministri i ri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili

Kryeministri i ri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili

Parlamenti i Gjerorgjisë e ka zgjedhur gjatë të martës ish-ministrin e jashtëm, Giorgi Kvirikashvili, si kryeministër i ri i Gjeorgjisë.

Kvirikashvili u propozua nga koalicioni që të jetë kryeministër, pas dorëheqjes që ka dhënë javën e kaluar kryeministri i deritashëm, Irakli Garibashvili.

“Parlamenti me 86 vota për dhe 28 kundër e ka votuar edhe qeverinë e re”, ka njoftuar kryetari i parlamentit gjeorgjian, David Usupashvili.

Një ditë para se të votohen nga parlamenti, Kvirikashvili dhe ministrat e caktuar, janë pyetur nga ligjvënësit në lidhje me bisedimet me Rusinë rreth Kaukazit, rreth Gazponmit por edhe mardhëniet e përgjithshme me këtë vend.

Kvirikashvili, 48 vjeçar, i cili deri më tani ka qenë në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, ka thënë se Gjeorgjia do ta vazhdoj rrugën e saj euro-atlantike.

Ai tha se Gjeorgjia do të vazhdojë “të jetë pragmatike ndaj Rusisë” për aq kohë sa Rusia e njeh “sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë”.

Giorgi Kvirikashvili i ka përfunduar studimet Master për financa në Universitetin e Illinoisit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG