Ndërlidhjet

Këshilltari i qeverisë britanike kërkon falje pas 30 vjetësh


Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron

Një këshilltar i lartë i kryeministrit britanik, David Cameron, publikisht ka kërkuar sot falje për komentet raciste që ai i ka bërë tridhjetë vjet më parë.

Kabineti i Oliver Letwin ka njoftuar sot se komentet janë bërë në 1985-ten në kohën e kryeministres Margaret Thatcher, kur në qytetet kryesore të Britanisë kishte trazira.

Ai në cilësinë e këshilltarit të Thatcher, kishte bërë komente të tilla duke thënë se kur kanë jetuar vetëm të bardhët dhe jo njerëzit me ngjyrë në Angli, nuk ka pasur trazira të tilla.

Ai kishte qenë këshilltar me ndikim tek Thatcher dhe në këtë cilësi e kishte përgatitur reagimin e qeverisë pas trazirave në qytete të ndryshme të Anglisë.

Reagimi i atëhershëm i qeverisë është publikuar së fundi nga Arkiva Kombëtare, sipas një ligji që specifikon publikimin e dokumeneteve qeveritare pas tri dekadash.

XS
SM
MD
LG