Ndërlidhjet

Apple do t’ia paguajë Italisë 318 milionë euro


Ilustrim
Ilustrim

Kompania amerikane Apple është pajtuar që autoriteteve italiane t’ua paguajë shumën prej 318 milionë eurosh për ta zgjidhut një mosmarrëveshje, pasi gjiganti amerikan i teknologjisë u akuzua nga autoritetet italiane për shmangie nga tatimi.

Apple Italia është hetuar për gjoja dështimin e deklarimit të 1.3 miliardë dollarëve tek autoritetet italiane, ka njoftuar gazeta italiane La Repubblica.

Një zëdhënës i taksave në Itali e ka konfirmuar informatën, por nuk ka zbuluar detaje të tjera, ngase sipas tij, rasti është konfidencial.

Edhe përfaqësia e Apple në Itali nuk e ka komentuar pagesën e kësaj shume.

La repubblica ka njoftuar se pagesa do të bëhet pas disa muaj të negociatave mbi shmangien e tatimit për periudhën 2008-2013.

Apple Italia e ka selinë në Irlandë, njëri nga vendet me normën më të ulët të tatimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG