Ndërlidhjet

UNHCR: Mbi 1 milion refugjatë kanë arritur me anije në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bshkuara tha sot se numri i refugjatëve që kanë arritur në Evropë përmes detit, e ka kaluar shifrën prej një milion.

Komentet nga komisionari i lartë i OKB-së për refugjatë u bënë sot, një javë pasi që Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka njoftuar se numri i refugjatëve që kanë arritur në Evropë e ka kaluar shifrën prej një milion, duke përfshirë edhe mbi 34 mijë që kanë arritur përmes rrugëve tokësore.

UNHCR tha sot se 1 milion e 573 persona kanë arritur në Evropë përmes anijeve këtë vit. 844 mijë e 176 nga ta, sipas UNHCR-së, kanë arritur në Greqi, 152 mijë e 700 refugjatë në Itali, 3 mijë e 592 në Spanjë dhe 105 të tjerë në Maltë.

Të dhënat e UNHCR-së janë bazuar në raportet policore dhe ato të rojave bregdetare, të cilët e kanë regjistruar numrin e refugjatëve.

XS
SM
MD
LG