Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër dy kosovarëve për terrorizëm


Prishtina

Prishtina

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të organizimit apo pjesëmarrjes në grupe terroriste.

Prokuroria ka bërë me dije se aktakuza është ngritur ndaj A.L. dhe N.B.

“A.L dhe N.B., kanë shkruar në Siri, ku i janë bashkangjitur organizatës terroriste Al Nusra dhe atë, i pandehuri A.L., në periudhën kohore nga muaji nëntor 2013 deri në majin gusht 2014”, ka njoftuar prokuoria.

I pandehuri N.B., sipas prokurorisë, në muajt e parë të 2013-tes ka qenë në Siri dhe “për shkak të konflikteve që kanë pasur grupi terrorist Al Nusra me organizatën tjetër terrorist ISIS, janë kthyer në Republikën e Kosovës”.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe e njëjta është dërguar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG