Ndërlidhjet

Mbi 2 mijë e 300 të vrarë në Siri nga sulmet ruse


Ilustrim

Ilustrim

Gjatë tre muajve, prejse Rusia i ka nisur sulmet në Siri, më shumë se 2 mijë e 300 persona kanë vdekur, një e treta nga të cilët civilë, ka njoftuar sot Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Rusia i ka nisur sulmet në Siri më 30 shtator si mbështetje ndaj presidentit Bashar al-Assad.

Sipas vëzhgeusit me bazë në Londër, si rezultat i sulmeve ajrore, deri më tani kanë vdekur 2 mijë e 371 persona. Në mesin e të vrarëve janë 792 civilë, 180 nga të cilët fëmijë.

Si rezultat i sulmeve janë vrarë edhe 655 militantë të Shtetit Islamik, grup të cilin e kanë në cak sulmet ajrore ruse.

942 militantë të grupeve të tjera në Siri, duke përfshirë ata që janë të lidhur me Al-Kaiden dhe frontin Al-Nusra, gjithashtu janë vrarë.

Rusia është kritikuar nga organizata Amnesty International për përdorimin e bombave kasetore, si rezultat i të cilave dhe ka pasur qindra viktima në mesin e civilëve.

XS
SM
MD
LG