Ndërlidhjet

Jashari: Mbetet sfidë respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë


Avokati i Popullit, Hilmi Jashari

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, gjatë konferencës përmbyllëse të mbajtur sot në Prishtinë, ka thënë se respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut vazhdon të mbetet çështje sfiduese për autoritetet publike në Kosovë.

“Pasqyra e të dhënave preliminare të statistikave të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2015 tërheq edhe njëherë vëmendjen se respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut vazhdon të mbetet çështje sfiduese për autoritetet publike në vend. Funksionimi i sistemit të drejtësisë, ashtu siç dhe ofrimi i shërbimeve administrative efektive mbeten fusha ku kërkohet vëmendje e veçantë”, citohet të ketë thënë Jashari, i cili në krye të këtij institucioni është zgjedhur në korrik të këtij viti.

Viti 2015, sipas Jasharit, ka qenë viti i pesëmbëdhjetë prej se është krijuar Institucioni i Avokatit të Popullit ndërsa ka shfaqur shpresën që vitit 2016 të vit i mbarë e prosperues jo vetëm për këtë institucin, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Jashari sipas kumtesës së lëshuar nga IAK, ka thënë se Avokati i Popullit do të vazhdoj të jetë institucion përmes të cilit do të mund të adresohen dhe të gjejnë zgjidhje, të shfaqin shqetësime dhe të paraqesin ankesa të gjithë qytetarët kunderjt veprimeve apo mosveprimeve të autoriteteve publike.

“Të drejtat e njeriut kanë qenë parim udhërrëfyes dhe çështje qendrore e ndryshimeve në këtë vend dhe si të tilla ato duhet të vazhdojnë të prijnë në forcimin e demokracisë dhe shtetit dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Jashari.

XS
SM
MD
LG