Ndërlidhjet

logo-print

Ripërsëritet mbështetja për armëpushim në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Liderët e Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës, gjatë diskutimeve të sotme përmes telefonit, e kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Zyra e presidentit francez, përmes një komunikate të lëshuar sot, tha se katër udhëheqësit e konfirmuan angazhimin e tyre për “tërheqjen e bashkrënduar dhe pa vonesë të armëve të rënda”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thuhet të kenë biseduar për dy orë në telefon.

Të katër udhëheqësit e kanë shfaqur nevojën që gjatë vitit të ardhshëm të respektohet marrëveshja e Minskut.

Zyra e presidentit të Francës ka njoftuar se ministrat e jashtëm të katër vendeve do të takohen në fillim të muajit shkurt në lidhje me procesin e paqes në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG