Ndërlidhjet

Ushtritë e Pakistanit dhe Afganistanit nisin përafrimin


Flamujt e Afganistanit dhe Pakistanit
Flamujt e Afganistanit dhe Pakistanit

Ushtria pakistaneze ka bërë të ditur se Pakistani dhe Afganistani kanë krijuar një linjë të drejtpërdrejtë kontakti midis komandantëve përkatës ushtarakë.

“Linja midis gjeneralëve të operacioneve ushtarake të të dyja vendeve është vendosur. Kontakti/thirrja e parë sapo është bërë”, ka shkruar zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Asim Bajwa, në Twitter.

Sipas tij, për këtë mënyrë të kontaktit është rënë dakord gjatë vizitës së fundit në Kabul të shefit të ushtrisë së Pakistanit, gjeneral Raheel Sharif.

Marrëdhëniet midis Pakistanit dhe Afganistanit janë të tensionuara.

Zyrtarët afganë kanë kritikuar vazhdimisht Islamabadin se lejon talibanët të operojnë lirshëm në zonën kufitare Pakistan-Afganistan.

XS
SM
MD
LG