Ndërlidhjet

Dënohet çifti që planifikonte sulm terrorist në Londër


Londër
Londër

Një çift britanik, i shpallur fajtor për planifikimin e një sulmi terrorist në Londër, është dënuar me burgim të përjetshëm të mërkurën.

Bëhet fjalë për Mohammed Rehman, 25 vjeç, dhe gruan e tij, Sana Ahmed Khan, 24 vjeçe.

Rehamn ka qenë vetëm pak ditë larg përfundimit të krijimit të një bombe, e cila do të shkaktonte viktima në masë, kur policia e ka arrestuar atë më 28 maj, kanë bërë të ditur prokurorët.

Gruaja e Rehmanit e ka ndihmuar atë duke blerë kemikate në eBay.

Autoritetet kanë thënë se Rehman ka kërkuar nga ndjekësit në Twitter që t’i ndihmojnë të zgjedhë cakun e sulmit.

“Qendra tregtare Westfield apo metroja e Londrës?”, ka shkruar ai në Twitter, nën emrin Silent Bomber (Bombarduesi i heshtur).

Është raportuar se Rehman ka planifikuar një sulm që do të përkonte me 10-vjetorin e sulmeve të 7 korrikut, 2005, kundër sistemit të transportit në Londër.

Këto sulme janë kryer nga katër britanikë myslimanë dhe kanë vrarë 52 civilë.

XS
SM
MD
LG