Ndërlidhjet

Brukseli anulon fishekzjarret e Vitit të Ri


Bruksel

Bruksel

Hedhja e fishekzjarreve të Vitit të Ri në Bruksel është anuluar për shkak të kërcënimeve për një sulm të mundshëm ekstremist.

Autoritetet e qytetit kanë thënë se vendimi është marrë të mërkurën në mbrëmje, pas konsultimeve me zyrtarët e qeverisë.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, rreth 100,000 njerëz kanë dalë në Bruksel për të pritur Vitin e Ri.

“Në këto rrethana, nuk mund të kontrollojmë secilin”, ka thënë kryetari i Brukselit, Yvan Mayeur.

Së paku katër sulmues të Parisit, më 13 nëntor, të cilët kanë vrarë 130 veta, kanë ardhur nga Brukseli.

Këtë javë, autoritetet belge kanë arrestuar dy persona të dyshuar për lidhje me një komplot tjetër terrorist, që është planifikuar gjatë festave të fundvitit në Bruksel.

XS
SM
MD
LG