Ndërlidhjet

logo-print

Putin i lejon shërbimit sekret të përdorë armë në turma


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dhënë autoritetin Shërbimit Shtetëror të Inteligjencës (FSB) që të përdorë armë nëpër turma dhe të qëllojë gratë dhe fëmijët në rrethana të caktuara.

Sipas amendamentit të ri, shërbimi i inteligjencës tani mund të përdorë armë në turma “për të parandaluar aktet e terrorizmit, për të liruar pengje apo për të zmbrapsur sulmet në ndërtesat publike”.

FSB po ashtu do të ketë të drejtë të qëllojë gratë, njerëzit me nevoja të veçanta dhe të miturit “në rast të rezistencës së armatosur” dhe do të mund të përdorë armë jovdekjeprurëse ndaj grave shtatzëna.

Ligji u lejon agjentëve të FSB-së të hyjnë në çfarëdo ndërtese në vend dhe të marrin shenjat e gishtave në pikat kufitare.

Ligji ka alarmuar aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi, të cilët kanë kërkuar nga Putin që të mos e ndryshojë masën që rregullon përdorimin e armëve nga FSB-ja.

XS
SM
MD
LG