Ndërlidhjet

Irani mohon se ka hedhur raketa pranë luftanijes amerikane


Ngushtica Hormuz

Ngushtica Hormuz

Irani ka mohuar se Garda e tij Revolucionare ka hedhur raketa pranë një aeroplanmbajtësi të Shteteve të Bashkuara dhe luftanijeve të tjera, derisa kanë qenë duke hyrë te Gjiri, më 26 dhjetor.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ramezan Sharif, ka thënë se raporti i SHBA-së për qitje të raketave është “luftë psikologjike”.

“Forcat detare të Gardës nuk kanë pasur ndonjë stërvitje në Ngushticën e Hormuzit gjatë javës së kaluar dhe periudhës që pretendojnë amerikanët”, ka thënë ai.

NBC News, duke cituar zyrtarë të ushtrisë amerikane, ka thënë se Garda ka kryer stërvitje me raketa dhe se aeroplanmbajtësi amerikan ka qenë rreth 1,500 metra larg një rakete.

XS
SM
MD
LG