Ndërlidhjet

Kina ndërton aeroplanmbajtësin e dytë


Aeroplanmbajtësi i parë i Kinës

Aeroplanmbajtësi i parë i Kinës

Kina ka bërë të ditur se është duke ndërtuar aeroplanmbajtësin e saj të dytë, këtë herë tërësisht me teknologji të brendshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Yang Yujun, ka thënë se anija po ndërtohet në portin verior Dalian.

Kina aktualisht operon vetëm me një aeroplanmbajtës që është blerë i papërfunduar nga Ukraina, më shumë se një dekadë më parë, dhe më pas është armatosur dhe pajisur nga Kina.

Modernizimi i shpejtë detar i Kinës shihet si synim për të zgjeruar pushtetin larg brigjeve të saj.

Këto ambicie kanë rritur tensionet me Japoninë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Azisë Juglindore, që kanë pretendime rivale territoriale.

XS
SM
MD
LG