Ndërlidhjet

Së paku 16 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet që kanë goditur një qytet të Sirisë, i cili kontrollohet nga kurdët.

Sulmet kanë pasur në shënjestër restorantet në qytetin Qamishli, pranë kufirit me Turqinë, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri.

Së paku njëri nga shpërthimet ka qenë sulm vetëvrasës, ka thënë burimi i njëjtë.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në zonat kurde, javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG