Ndërlidhjet

21 të plagosur nga turbulencat në fluturimin kanadez


Ilustrim
Ilustrim

Një avion kanadez është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të turbulencave të rënda, të cilat kanë shkaktuar plagosjen e 21 pasagjerëve në bord.

Fluturimi i kompanisë Air Canada nga Shangai për në Toronto, ka ndaluar në Kalgari.

Tetë pasagjerë kanë pësuar plagë në qafë dhe shpinë, ndërsa 13 të tjerë janë dërguar në spital për vëzhgim.

Të plagosurit janë në gjendje stabile, ka thënë një zëdhënës i shërbimeve emergjente.

Zyrtari i operimeve në Air Canada, Klaus Goersch, ka thënë se pasagjerët kanë kaluar nëpër një “përvojë shumë shqetësuese”.

Boeingu 777 ka pasur 332 pasagjerë dhe 19 anëtarë ekuipazhi në bord.

XS
SM
MD
LG