Ndërlidhjet

Disa vende tashmë kanë hyrë në vitin 2016


Sidnej, Australi
Sidnej, Australi

Bota ka nisur të festojë Vitin e Ri. Australia dhe Zelanda e Re janë ndër vendet e para që kanë hyrë në vitin 2016.

Rreth 25,000 njerëz janë mbledhur në Aukland, qytetin më të madh zelandez, për të parë shfaqjen me fishekzjarre.

Fishekzjarret kanë ndriçuar edhe Sidnejin e Australisë në mesnatë.

Ndërkohë në Dubai, një shfaqje ekstravagante do ta ndriçojë Burj Khalifan, ndërtesën më të lartë në botë, ndërsa do të përdoren rreth 1.6 tonelata fishekzjarre.

Në Evopë, me gjithë frikën për sigurinë, shumica e ngjarjeve të planifikuara publike do të mbahen nën masa të shtuara të sigurisë.

2016-ta në fund do të arrijë në të dyja Amerikat. Rreth një milion njerëz pritet të mblidhen në sheshin Times Square të Nju Jorkut.

XS
SM
MD
LG