Ndërlidhjet

Nipi i Mandelës nis dënimin me burg


Ilustrim
Ilustrim

Një mbret i Afrikës së Jugut, i cili është nipi i Nelson Mandelës së ndjerë, ka nisur dënimin me 12 vjet burgim, për rrëmbim, sulm dhe zjarrvënie.

Mbreti Buyelekhaya Dalindyebo është dërguar në burg pasi përpjekjet e tij ligjore për të përmbysur dënimin, kanë dështuar.

Rasti kundër mbretit Dalindyebo lidhet me një mosmarrëveshje që ai ka pasur me disa prej subjekteve të tij, rreth dy dekada më parë.

Ai vjen nga klani Thembu, të cilit i ka takuar edhe Mandela, presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut.

Ai është mbreti i parë që burgoset në Afrikën e Jugut prejse ka përfunduar sundimi i pakicës në vitin 1994.

Mbreti Dalindyebo, 51 vjeç, është ngjitur në fron në vitin 1989 dhe ka rreth 700,000 subjekte.

Afrika e Jugut ka 10 monarkë të njohur zyrtarisht që përfaqësojnë grupe të ndryshme etnike dhe klane.

Ata luajnë një rol kryesisht ceremonial dhe kujdesen për mosmarrëveshjet e vogla në komunitetet e tyre.

XS
SM
MD
LG