Ndërlidhjet

Kërcënimi terrorist - edhe 6 të arrestuar në Bruksel


Bruksel, 31 dhjetor 2015.
Bruksel, 31 dhjetor 2015.

Policia në Bruksel ka arrestuar edhe gjashtë persona në lidhje me një komplot të dyshuar për të sulmuar qytetin, natën e Vitit të Ri, kanë thënë prokurorët.

Qytetet në gjithë botën kanë rritur masat e sigurisë, derisa festimet për Vitin e Ri tashmë kanë nisur.

Policia belge ka arrestuar gjashtë burrat gjatë bastisjeve në shtatë lokacione, në dhe përreth Brukselit, mëngjesin e sotëm.

Dy persona të tjerë janë arrestuar pak ditë më parë.

Autoritetet e Brukselit kanë anuluar hedhjen e fishekzjarreve në ndërrimin e motmoteve, për shkak të kërcënimeve për sigurinë.

Belgjika është nën alarm të lartë të sigurisë që nga sulmet terroriste në Paris, më 13 nëntor.

Së paku katër sulmues të Parisit, të cilët kanë vrarë 130 veta, kanë ardhur nga Brukseli.

XS
SM
MD
LG