Ndërlidhjet

Një gjykatë ushtarake në Pakistan i ka dënuar me vdekje nëntë burra për sulmet e kryera në vitet e fundit që kanë vrarë dhjetëra zyrtarë të sigurisë e civilë.

Përmes një komunikate të lëshuar sot, ushtria i përshkroi të dënuarit si “terroristë të rrezikshëm”.

Në komunikatë bëhet me dije se në mesin e të dënuarve eshtë edhe një aktivist i Al-Kaidës dhe anëtarë të talibanëve pakistanezë.

Autoritetet pakistaneze kanë varur më shumë se 300 njerëz që nga dhjetori i vitit 2014, kur është hequr moratorumi mbi dënimin me vdekje.

Shumë nga ta janë gjykuar me dyer të mbyllura ndërsa sipas kritikëve, autoritetet nuk i kanë plotësuar standardet për gjykim të drejtë.

XS
SM
MD
LG