Ndërlidhjet

Ish-anëtari i presidencës së Bosnjës akuzohet për krime lufte


Ilustrim
Ilustrim

Një ish-anëtar serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, është akuzuar për krime kundër njerëzimit si dhe për krime kundër kroatëve dhe boshnjakëve gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.

Një prokuror boshnak nga Departamenti për Krime Lufte, tha përmes një deklarate të lëshuar më 31 dhjetor, se Borislav Paravac, është i akuzuar së bashku me tre serbë të tjerë të Bosnjës.

Paravac, i cili ishte pjesë e presidences tre-anëtarëshe të Bosnjës nga viti 2003 deri në vitin 2006, është i dyti anëtar i presidencës që po akuzohet për krime lufte

Momçillo Krajishnik, i dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, është i pari.

Paravac dhe të tjetërt dyshohen për pjesëmarrje në “sulme sistematike” kundër civilëve kroatë dhe boshnjakë në veri të rajonit Doboj dhe Teslic të Bosnjës, në vitet 1992-1993.

Paravac ishte kryetar i bashkisë së Doboj në atë kohë.

Lufta në Bosnjë e Hercehovinë i ka lënë të vdekur më shumë se 100 mijë persona ndërsa zhvendosur më shumë se 2 milionë të tjerë.

XS
SM
MD
LG