Ndërlidhjet

Militantë nga Siria dhe Iraku kishin planifikuar sulme në Mynih


Ilustrim

Ilustrim

Policia gjermane ka njoftuar sot se mbrëmë pak para mesnate kanë pranuar informacione se militantë nga Siria dhe Iraku po planifikonin sulme në Mynih.

Hubertus Andrae, shef i policisë gjermane, tha sot gjatë një konference për media, se policia nuk ka arritur që t'i gjej të dyshuarit dhe se nuk janë të sigurtë nëse “sulmuesit potencial” gjenden në territorin gjerman.

Ai tha se policia gjermane e ka pranuar një informatë “shumë konkrete” se sulme vetvrasëse ishin planifikuar në mesnatë në stacionet e trenit në qytetin jugor të Gjermanisë.

“Ne i kemi marrë emrat e tyre. Por nuk mund të themi se ata janë në Mynih apo në Gjermani”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sot në mesditë është reduktuar numri i policëve në Mynih dhe zyrtarët kanë thënë se nuk ka indikacione se mund të ketë sulme në orët apo ditët e ardhshme.

Këtë e ka thënë Ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann.

“Policia është ende e pranishme në stacionin kryesor në Mynih dhe në stacionin Pasing, por numri i policëve është i reduktuar krahasuar me numrin e policëve që ishin mbërëmë”, ka thënë ministri Herrmann.

XS
SM
MD
LG