Ndërlidhjet

Franca realizon sulme ajrore kundër militantëve në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Mëngjesin e ditës së sotme Franca i ka goditur disa zona prodhuese të naftës në Siri në afërsi të fortesës Raqqa që mbahet nga militantët e Shtetit Islamik.

Sulmet e sotme ajrore i ka konfirmuar Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, gjatë një vizite të realizuar të premten në një bazë ushtarake në Jordani.

Franca është vendi i parë që iu është bashkuar sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Që nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, Franca e ka rritur numrin e bombardimeve duke i realizuar ato kryesisht në Siri e posaqërisht në Raqqa.

Gjatë një konference në bazën ajrore prej nga janë nisur aeroplanët francezë Mirage 2000, Le Drian, iu tha gazetarëve dhe ushtarëve që sulmet ndaj caqeve të IS-it do të vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG