Ndërlidhjet

Në Holandë arrestohet personi që gënjeu se ka bombë


Ilustrim
Ilustrim

Në Aeroportin e Amsterdamit, policia holandeze e ka arrestuar sot një shtetas britanik 29 vjeçar, për shkak se ai disa herë ka bërtitur duke thënë se e ka një bombë.

“Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije konform ligjeve holandeze për privatësinë, nuk posedonte bombë”, ka thënë zëdhënësi i policisë kufitare holandeze, Eric Vermeulen.

Ai tha se i arrestuari po merret në pyetje.

Kërcënimi i rremë për bombë është vepër penale në Holandë dhe sipas Vermeulen, rasti do të procedohet në prokurori.

Njëra nga tri sallat e aeroportit është evakuar sot për rreth tridhjetë minuta.

XS
SM
MD
LG