Ndërlidhjet

logo-print

Dy të vrarë nga një sulm në Tel Aviv


Ilustrim

Ilustrim

Dy persona janë vrarë dhe së paku pesë të tjerë janë plagosur kur një person i paidentifikuar ka hapur zjarr sot në qytetin izraeit Tel Aviv.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë se personi i armatosur ka gjuajtur me armë automatike në drejtim të një kafiterie.

Policia tha se motivi i sulmit i cili vjen në kohën kur kanë ndodhur disa sulme të palestinezëve mbi izraelitët, ende nuk dihet. Policia është në ndjekje të sulmuesit i cili ende gjendet në liri.

Mjekët e spitalit në Tel Aviv kanë thënë se shtatë pacientë i kanë pranuar si rezultat i këtij sulmi, dy nga të cilët kanë ndërruar jetë.

“Njësitet policore po bëjnë kërkime në rrethinën e vendit të ngjarjes, në kërkim të të dyshuarit”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld

XS
SM
MD
LG