Ndërlidhjet

logo-print

Akuza për shkelje të armëpushimit në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit gjatë festave të fundvitit.

Ushtria ukrainase ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit, pozicionet e ushtrisëjanë sulmuar njëzetedy herë, duke përfshirë edhe sulmet me mortaja e granata-hedhës.

Në mesin e forcave ukrainase, sipas ushtrisë, nuk ka pasur viktima.

Separatistët ndërkaq kanë njoftuar se një pjesëtar i tyre është vrarë, ngase siç kanë thënë ata, ushtria e ka bombarduar aeroportin e Donetskut dhe fshatin Kominterenovo..

Separatistët thanë se gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ka sulmuar njëmbëdhjetë herë.

Separartistët thanë se ushtria ukrainase e ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit, ngase sipas tyre, i kanë sulmuar edhe zonat e banimit, me ç’rast janë dëmtuar disa shtëpi.

Kievi dhe separatistët e kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit për festa gjatë fundvitit dhe ajo ka hyrë në fuqi mbrëmjen e 22 dhjetorit.

XS
SM
MD
LG