Ndërlidhjet

logo-print

Obama, hapa të njëanshëm për kontrollin e armëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se do të ndërmarrë veprime të njëanshme për të trajtuar problemin e dhunës me armë në SHBA.

Në adresimin e parë javor në vitin 2016, Obama ka thënë se ai do të takojë prokuroren e përgjithshme, Loretta Lynch, për të diskutuar aksionet që mund t’i marrë.

Ai ka thënë se do të përdorë fuqitë e tij ekzekutive si president, sepse Kongresi amerikan ka dështuar të trajtojë problemin.

Analistët thonë se do të ketë reagim të ashpër nga aktivistët e armëve dhe republikanët.

Muajin e kaluar, një shef i policisë në Teksas ka paralajmëruar presidentin se përpjekjet për të çarmatosur amerikanët mund të shkaktojnë revolucion.

Vitin e kaluar, disa njerëz kanë humbur jetën në SHBA nga dhuna me armë.

Ligjvënësit demokratë në SHBA kanë kërkuar disa herë forcimin e ligjeve për armë, duke e bërë të detyrueshëm kontrollin e biografisë së atyre që duan të blejnë armë dhe ndalimin e shitjes së armëve nëse kontrolli nuk është i plotë.

Republikanët kryesisht janë kundër.

XS
SM
MD
LG