Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet baza indiane, pranë Pakistanit


Indi - foto arkivi

Indi - foto arkivi

Trupat e Indisë kanë vrarë katër persona të armatosur, të cilët kanë hyrë në një bazë ushtarake indiane, pranë kufirit me Pakistanin, dhe kanë shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë.

Së paku dy ushtarë indianë janë vrarë po ashtu në betejën me armë.

Incidenti në bazën Pathankot vjen pak ditë pasi udhëheqësit e Indisë dhe Pakistanit, Narendra Modi dhe Nawaz Sharif, janë takuar pa paralajmërim në Lahore për të nisur një iniciativë për paqe.

Baza Pathankot ndodhet në një autostradë kryesore që çon në Kashmir, pjesën që administrohet nga India.

Disa zyrtarë indianë të sigurisë thonë se grupi militant islamik Jaish-e-Mohammed qëndron prapa sulmit të sotëm.

India thotë se ky grup mbështetet nga Pakistani, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Islamabadi.

XS
SM
MD
LG