Ndërlidhjet

Rusia ul çmimin e gazit për Ukrainën


Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, ka miratuar zbritjen e çmimit të gazit natyror për Ukrainën.

Qeveria ruse ka njoftuar se çmimi do të ulet nga 230 dollarë për një mijë metra kub në 212.2 dollarë.

Aktualisht, një mijë metra kub gaz tregtohen për rreth 170 dollarë në tregjet evropiane.

Më herët, ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të blejë gazin rus në çerekun e parë të vitit 2016 nëse çmimi zbret nën 200 dollarë.

Nëse ulja e çmimit do të jetë e mjaftueshme për të tërhequr Ukrainën, mbetet të shihet.

Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës janë të larta për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes që u jep ajo separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG