Ndërlidhjet

Tërmeti godet sërish Afganistanin


Afganistan

Afganistan

Një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit është ndjerë në Afganistan dhe përgjatë kufirit me Pakistanin.

Nuk ka ende raporte për dëme apo viktima eventuale.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti është regjistruar 35 kilometra në juglindje të qytetit Jarm në Afganistan, një rajon pak i populluar.

Më 26 tetor, një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit ka goditur të njëjtin rajon, duke vrarë rreth 400 veta dhe duke shkaktuar dëme të shumta.

XS
SM
MD
LG