Ndërlidhjet

logo-print

Arabia Saudite rihap ambasadën në Bagdad


Flamuri i Arabisë Saudite

Flamuri i Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka rihapur ambasadën e saj në Bagdad, pas 25 vjetësh.

Kjo shihet si një shenjë e qetësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Arabia Saudite ka mbyllur ambasadën e saj në Bagdad në vitin 1990, pasi presidenti i atëhershëm i Irakut, Saddam Hussein, ka urdhëruar pushtimin e Kuvajtit.

Rihapja e ambasadës do t’iu mundësojë dy vendeve të bashkëpunojnë në siguri dhe të luftojnë kundër ekstremizmit, ka thënë ambasadori i ri saudit në Irak, Thamer al-Sabhan, për televizionin Al-Arabiya.

Në të kaluarën, Arabia Saudite ka akuzuar Irakun se është shumë i afërt me Iranin, i cili udhëhiqet nga shiitët dhe është rivali më i madh i saj rajonal.

Familja mbretërore sunite e Arabisë Saudite ka thënë po ashtu si Iraku nxit diskriminimin kundër sunitëve, por akuzat e tilla janë hedhur poshtë nga Bagdadi.

XS
SM
MD
LG