Ndërlidhjet

Nju Delhi kufizon makinat për të luftuar smogun


Ilustrim
Ilustrim

Nju Delhi ka lansuar një plan gjithëpërfshirës për të reduktuar ndodtjen e madhe të ajrit, duke kufizuar numrin e makinave në rrugë për dy javë.

Kryeqyteti i Indisë, i cili është në mesin e vendeve më smogun më të keq në botë, është duke testuar një program, në bazë të të cilit, makinat private do të lejohen në rrugë vetëm në ditë të alternuara, deri më 15 janar.

Shumica e makinave duket se kanë respektuar rregullat në ditën e parë të provës.

Trafiku ka qenë i qetë në orët e pikut.

Me gjithë kufizimet, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka raportuar se ndotja e ajrit ka arritur “nivele të rrezikshme” për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët.

XS
SM
MD
LG