Ndërlidhjet

Forcat afgane lirojnë dhjetëra pengje nga talibanët


Afganistan

Afganistan

Forcat afgane speciale kanë liruar 59 të burgosur nga një burg i talibanëve në provincën Helmand.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mnbrojtjes, Dawlat Waziri, ka thënë se 37 prej robërve kanë qenë ushtarë, shtatë policë dhe pjesa tjetër civilë.

Operacioni për lirimin e tyre ka nisur mbrëmjen e 1 janarit, ka thënë Waziri.

Në muajt e fundit, talibanët kanë marrë kontrollin e disa qarqeve në provincën Helmand, e cila kufizohet ne Pakistanin.

Duke folur për gazetarët në Kabul, Waziri ka hedhur poshtë spekulimet se Helmandi mund të bie tërësisht në duart e talibanëve, por ka pranuar se forcat e qeverisë përballen me një betejë serioze kundër kryengritësve atje.

Situata e pëkeqësuar në Helmand ka bërë që Britania të vendosë një njësi të vogël të personelit ushtarak atje, në një rol këshillues.

XS
SM
MD
LG