Ndërlidhjet

Irani: Arabia Saudite mbështet terrorizmin


Ilustrim
Ilustrim

Irani ka akuzuar rivalin rajonal, Arabinë Saudite, për mbështetje të terrorizmit, pasi Riadi ka ekzekutuar një imam shiit, nën akuzat për terrorizëm.

“Qeveria saudite mbështet terroristët dhe ekstremistët (sunitë), ndërsa ekzekuton dhe shtyp kritikët brenda vendit”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Jaber Ansari.

Nimr al-Nimr, 56 vjeç, ka qenë në mesin e 47 personave që janë ekzekutuar sot nga autoritetet saudite, nën akuzat për përfshirje në akte terroriste dhe nxitje të dhunës.

Nimr ka qenë figura qendrore e protestave shiite që kanë shpërthyer në vitin 2011 në lindje të Arabisë, si pjesë e Pranverës Arabe.

Ministria e Brendshme saudite ka thënë se ekzekutimet janë kryer në 12 zona të ndryshme të Mbretërisë.

Nga 47 të ekzekutuarit, një ka qenë shtetas i Çadit dhe një i Egjiptit, ndërsa pjesa tjetër sauditë.

Autoritetet saudite kanë ekzekutuar 157 veta vitin e kaluar, një shifër kjo në rritje krahasuar me 90 të ekzekutuarit në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG