Ndërlidhjet

Gerrard do që të kthehet në Liverpool si trajner


Ilustrim
Ilustrim

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool në rolin e trajnerit pasi ditëve të tij të lojës në Los Angeles Galaxy po u vjen fundi.

Ish-kapiteni i klubit anglez Liverpool u ka thënë mediave britanike se sezoni i ardhshëm me Galaxy-n, sipas të gjitha gjasave, “do të jetë viti im i fundit si lojtar”.

“Nuk kam pasur ndonjë ofertë për të trajnuar, por klubi ma ka bërë me dije se është i etur për kthimin tim”, ka thënë ish-mesfushori anglez.

Gerrad ka bërë 710 paraqitje për Liverpoolin në 17 vjet, duke shënuar 186 gola.

XS
SM
MD
LG