Ndërlidhjet

Koalicioni saudit i jep fund armëpushimit në Jemen


Jemen

Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton rebelët në Jemen, ka thënë se nuk do të respektojë më armëpushimin që ka shpallur muajin e kaluar.

Deklarata e transmetuar në median shtetërore saudite fajëson rebelët Huthi dhe milicitë e tjera për shkelje.

“…por, koalicioni është ende i prirë për të krijuar kushtet e duhura drejt një zgjidhjeje paqësore”, thuhet në deklaratë.

Armëpushimi më 15 dhjetor ka nisur në të njëjtën kohë si edhe bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit në Jemen.

Negociatat janë ndërprerë disa ditë më vonë pa ndonjë marrëveshje.

Pavarësisht armëpushimit, luftime të ashpra kanë vazhduar në terren.

Rreth 6,000 njerëz, gati gjysma civilë, janë vrarë prejse koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka nisur fushatën ushtarake kundër rebelëve Huthi në muajin mars.

XS
SM
MD
LG