Ndërlidhjet

Al Shababi përdor Trumpin në videon e tij


Donald Trump

Donald Trump

Grupi islamik i Somalisë, Al Shabab, ka publikuar një video propagandistike, e cila përmban pamje të kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Videoja tregon thirrjen e tij të fundit që të gjithë myslimanëve t’iu ndalohet hyrja në SHBA.

Ajo po ashtu tregon Al Shababin, i cili është degë e Al Kaidës, duke iu bërë thirrje afrikano-amerikanëve të konvertohen në Islam dhe të marrin pjesë në luftën e shenjtë.

Videoja thotë se racizmi, brutaliteti policor dhe ndjenja antimyslimane janë bërë gjëra të zakonshme në SHBA.

Videoja e Al Shababit është shpërndarë në rrjetin social Twitter.

Al Shabab është duke zhvilluar një kryengritje kundër Qeverisë somaleze, e cila ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Grupi ka kryer disa sulme vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG