Ndërlidhjet

Ban Ki-moon “i tronditur” nga ekzekutimet në Arabinë S.


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se është “thellësisht i tronditur” nga ekzekutimet e 47 të dënuarve në Arabinë Saudite, në mesin e të cilëve edhe një klerik shiit, ekzekutimi i të cilit ka shkaktuar protesta të dhunshme.

Një zëdhënës i sekretarit gjeneral, tha sot se shefi i OKB-së, është i shtangur nga ekzekutimet e 47 të dënuarve në Arabinë Saudite.

Arabia Saudite, të shtunën ka ekzekutuar 47 persona, të dënuar për përfshirje në akte terroriste dhe nxitje të dhunës.

Kleriku i shquar shiit mysliman, Nimr al-Nimrits, është në mesin e të ekzekutuarve.

Ekzekutimi i tij ka çuar në protesta të dhunshme para ambasadës saudite në Teheran.

Ekzekutimet janë të aplikueshme në Arabinë Saudite që kur Mbreti Selman ka ardhur në pozitë vitin e kaluar.

Reagime në lidhje me ekzekutimet në Arabinë Saudite ka pasur edhe nga Irani, Shtetet e Bashkuara e Iraku.

XS
SM
MD
LG