Ndërlidhjet

Vriten së paku 15 pjesëtarë të forcave irakiane


Ilustrim

Ilustrim

Si rezultat i pesë sulmeve vetvrasëse në bazën ushtarake irakiane në veri të Bagdadit, sot janë vrarë së paku 15 pjesëtarë të forcave irakiane ndrësa së paku 22 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët e sigurisë thanë se dy nga sulmuesit i kanë shpërthyer eksplozivët e tyre tek porta perëndimore e Camp Speicher, një ish-bazë amerikane jashtë qytetit Tikrit.

Tre sulmues të tjerë i kanë shpërthyer eksplozivët e tyre në hyrje të bazës, në një pjesë ku shfrytëzohet për trajnim të policisë irakiane.

Përmes një deklarate në internet, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Sulmi vjen disa ditë pasi forcat irakiane të sigurisë, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga SHBA-të, njoftuan se e kanë rimarrë qytetin Ramadi.

XS
SM
MD
LG