Ndërlidhjet

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në verilindje të Moskës.


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Situatave Emergjente në Rusi ka njoftuar se gjashtë persona, në mesin e të cilëve katër fëmijë më të vegjël se tre vjeç, kanë vdekur si rezultat i një zjarri në rajonin Yaroslavl, në verilindje të Moskës.

Zjarri ka shpërthyer gjatë natës së mbrëmshme në një ndërtesë 100 vjeçare, në fshatin Pesochnoye.

Më shumë se 20 persona që banonin në ndërtesën e pëerfshirë nga zjarri kanë mbetur të pastrehë.

Autoritetet thanë se po i hetojnë shkaktarët e zjarrit, nëse është pakujdesi apo probleme me sistemin elektrik të ndërtesës.

XS
SM
MD
LG