Ndërlidhjet

Lideri iranian dënon ekzekutimin e klerikut shiit në Arabinë S.


Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, e ka paralajmëruar Arabinë Saudite për “hakmarrje hyjnore” pas ekzekutimit të një kleriku shiit mysliman, i akuzuar nga Arabia Saudite nën dyshimin për mbështetje të terrorizmit.

Reagimi nga lideri iranian vjen disa orë pasi që protestuesit në Teheran të Iranit e kanë demoluar ambasadën saudite në Iran.

Arabia Saudite, të shtunën ka ekzekutuar 47 persona, të dënuar për përfshirje në akte terroriste dhe nxitje të dhunës.

Kleriku i shquar shiit mysliman, Nimr al-Nimrits, është në mesin e të ekzekutuarve.

Për shkak se kanë gjuajtur letra me flakë në drejtim të ambasadës saudite, autoritetet iraniane kanë thënë se i kanë arrestuar 44 demonstrues.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka dënuar sot ekzekutimin e klerikut por edhe sulmet mbi ambasadën saudite, duke thënë se janë "totalisht e pajustifikueshme".

XS
SM
MD
LG